Telegrafi

Apple kalon NVIDIA-n për lojërat në PC tabletat

Kjo veçanti do të duhej t’u përshtatej kompanive si NVIDIA dhe AMD. Megjithatë, një njoftim i ri mbi performancat grafike në lojërat në kompjuterët tableta i jep kah tërësisht tjetër situatës.

Në fakt çipi Apple A5, i cili shfrytëzohet te kompjuterët tableta iPad, me lehtësi kalon çipin e NVIDIA-s, i cili gjendet te PC tabletat Xoom të Motorolas.

Krahasimi i këtyre dy ‘tabletave’ ka qenë i vështirë, duke qenë se kanë harduerë të ndryshëm dhe shfrytëzojnë edhe softuerë të ndryshëm. Por sidoqoftë, iPad 2 është treguar më i mirë se Xoom në lojërat që mund të krahasohen. /Telegrafi/