Site icon Telegrafi

Apple ka shitur rreth një milion iPad 2?

Kompania “Best Buy” të premten njoftoi se në disa pika shitëse ishin ‘zhdukur’ tabletat dhe pajisjet shtesë brenda dhjetë minutash.

Analisti i kompanisë “Global Equities Resarch”, Trip Chowdhry, vlerëson se Apple ka shitur tri herë më shumë iPad 2 në raport me versionin paraprak.

Shumica e analistëve kishin parashikuar se do të shiteshin rreth 350.000-400.000 njësi në vikendin e parë, ndërsa duket se produkti i ri i Apple ka kaluar të gjitha parashikimet. /Telegrafi/

Exit mobile version