Telegrafi

Apple ka shitur 3 milionë njësi të orës Watch

Shitjet e vlerësuara në tre milion njësi të Apple Watch vijnë nga firma kërkimore Slice Intelligence.

Apple besohet se ka shitur rreth 1875 njësi të orës së saj Watch Edition, çmimet e së cilës filluan prej 10,000 dollarë.

Kompania ka shitur me sa duket pothuajse dy milionë njësi të variantit sport të orës dhe rreth një milion njësi të versionit të parë, dhe këto numra janë vetëm nga tregu i SHBA-së. (Telegrafi)