Site icon Telegrafi

Apple i ka paguar Samsung-ut gjobë prej 680 milionë dollarë

Kompanitë po përgatiten të japin shifrat e hollësishme të profiteve më vonë këtë muaj dhe Samsung pritet të ketë rënie për tremujorin e tretë radhazi, kryesisht për shkak të luftës tregtare të SHBA-Kinës dhe kufizimeve të eksportit japonez.

Megjithatë, divizioni i ekranit të Samsung do të vendosë disa numra atraktivë, por nuk është për shkak të shitjes së paneleve.

Përkundrazi, Apple është detyruar të paguaj gjobë ndaj Samsung për mos arritjen e kuotës së tyre të rënë dakord, për shkak të ngadalësimit të shitjeve të iPhone.

Analistët vlerësojnë se Apple ka rimbursuar Samsung-un rreth 800 miliardë won, ose rreth 680 milionë dollarë, për shkak të mungesës së arritjes së shitjeve të dakorduara.

Numri nuk është ende zyrtar, kështu që shuma mund të ndryshojë paksa kur Samsung të publikojë shifrat e tyre, por analistët e vlerësojnë atë në vlerën e lartpërmendur.

Një raport i mëparshëm mbi këtë temë sugjeroi se Apple nuk ka të ngjarë të paguajë Samsung të gjithë vlerën, por në vend të kësaj, krijuesi i iPhone mund t’i japë Samsung Display kërkesë shtesë për të mbuluar humbjen. /Telegrafi/

Exit mobile version