Site icon Telegrafi

Apple ka bërë të ditur para Kongresit se riparimi i iPhonëve nga punonjësit e pakualifikuar është shumë i rrezikshëm

Kyle Andreer është nënpresidenti dhe zyrtari më i lart ligjor në Apple, që gjatë muajit korrik ka dalur para Kongresit të Shteteve të Bashkuara, lidhur me politikat e riparimit të iPhonëve, ndërsa tani është bërë e ditur deklarata që ka dhënë.

Në raportin e lëshuar katër muaj më vonë, thuhet se Apple mohon që ka krijuar monopol biznesi duke detyruar që të riparojë vetëm nëpërmjet shërbimeve të veta këto pajisje, por se riparimi i tyre është shumë i rrezikshëm, po që se do realizohej nga punonjësit e pakualifikuar, transmeton Telegrafi.

“Me rregullimin e pjesëve specifike të iPhonave, duhet të merren vetëm punonjësit që kanë kryer trajnimet adekuate, në mënyrë që rezultati të jetë i duhur”, ka thënë Andreer para senatit.

Sipas tij, mjafton që një pjesë të mos ngjitet mirë dhe telefoni do ketë probleme të ndryshme, si me bateri apo nxehje të tepërt, gjë që mund të shkaktojë edhe ndonjë lëndim të mundshëm.

Ankesa lidhur me çështjen e riparimit të iPhonëve, vjen pasi Apple nuk ofron manuale dhe vegla, së paku për riparime të vogla që mund të kryheshin nga punonjësit e zakonshëm që merren me telefona.

Gjithnjë me arsyetimin për shkak të sigurisë, në iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max është integruar një algoritëm, që nuk i njeh pjesët tjera që nuk janë prodhuar nga Apple dhe i cilëson si të paverifikuara. /Telegrafi/

Exit mobile version