Telegrafi

Apple iWatch vjen në tetor të 2014?

Lajmi është bërë i ditur nga faqja kineze Ctech, e cila ka thënë se Apple ka vendosur që ta lansojë orën e saj në tetor të vitit të ardhshëm, bashkë me gjeneratën e re të telefonit të saj të famshëm iPhone 6.

Më herët është thënë se Apple është duke i testuar disa prototipe të iWatch, dhe se kompania e njohur amerikane do t’i prezantojë disa modele të orëve me madhësi të ndryshme, si dhe në versione për meshkuj dhe femra.

Apple iWatch thuhet se do të sjell edhe mbushësin pa tela i cili do të mund të mbushet edhe nga 1 metër largësi, ndërsa ekrani i orës pritet të jetë i lakuar. / Telegrafi /