Telegrafi

Apple iWatch prezantohet në tetor?

Ndërsa ka edhe zëra tjerë që thonë se ora e mençur e Apple do të vijë në tetor.

Një raport i ri nga Reuters, thotë se prodhimi në masë i iWatch do të fillojë në korrik, ndërsa Apple do ta prezantojë atë zyrtarisht në tetor të këtij viti.

Sipas burimeve të Reuters, Quanta Computer nga Tajvani do të fillojë me prodhimin e orës së Apple në korrik. Pritet që Apple të prodhojë rreth 50 milionë njësi të orëve në vitin e parë, që është një sasi marramendëse, dhe ende nuk dihet nëse do të jetë e saktë si shumë dhe si masë prodhimi.

Diagonalja e ekranit të orës së Apple thuhet se do të arrijë në 2.5-inç, ndërsa ora do të mund të mbushet edhe nga mbushësi ëireless, dhe sistemi operativ në të cilin do të bazohet ora do të jetë iOS 8. /Telegrafi/