Telegrafi

Apple iWatch do të prodhohet nga LG?

Tani, sipas një raporti të ri thuhet se LG ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane për prodhimin e ekranit të Apple iWatch, dhe se prodhimi në masë i ekranit të orës do të fillojë nga muaji qershor.

Besohet se LG do ta përdor teknologjinë e saj të ekranit të njohur si P-OLED e cila është OLED plastik për krijimin e iWatch, ndërsa ora e Apple do ta ketë ekranin e lakuar – ngjashëm sikurse telefoni i LG-së, Flex, edhe pse para pak kohësh ishte raportuar se arsyeja kryesore e shtyerjes së lansimit të orës së Apple ishte pikërisht ekrani i pajisjes së mençur.

Pritet që Apple të lëshojë dy versione të iWatch, njëra prej të cilave do ta ketë ekranin me 1.3 inç, e cila do ti kushtohet femrave, dhe modeli tjetër me ekran prej 1.7 inç e cila do të jetë një orë për meshkuj. / Telegrafi /