Telegrafi

Apple iWatch do të mbushet me energji diellore?

Megjithatë, jetëgjatësia e baterisë është një nga sfidat me të cilat po ballafaqohen prodhuesit e orëve të mençura, dhe një çështje e tillë ishte përmendur edhe për orën e Apple.

Më herët thuhej se Apple është duke u përballur me sfida të prodhimit të iWatch, posaçërisht me problemet që lidhen me baterinë dhe ekranin.

Sipas një publikimi të ri nga NYT, thuhet se Apple iWatch do të vijë me ekranin e lakuar, siç është thënë edhe më herët, dhe se ekrani i lakuar do të vijë me një shtresë të mbushësit me energji diellore, i cili do të mbushet me rreze të diellit të cilat shfaqen gjatë ditës.

Disa nga detajet e publikuara më parë thonë se Apple iWatch pritet të jetë shumë më tepër se vetëm një pajisje komunikimi mes iPhone-it dhe iPad-it tuaj, pasi që e njëjta mund të të vijë edhe me një lloj të automatizimit për shtëpi.

Monitorimi i shëndetit dhe përcjellja e aktivitetit në palestër priten gjithashtu të luajnë një pjesë të madhe në iWatch të Apple, mirëpo ende mbetet të shihet nëse këto funksione do të jenë pjesë e orës së mençur, e cila pritet se do të dalë para fundit të vitit. / Telegrafi /