Sipas një raporti të Apple Spot, thuhet se iPod Touch i ri nga Apple do të posedojë lidhjen 3G, të ngjashme me atë në iPad, ndërsa kjo gjë edhe është e pritshme duke marrë parasysh karakteristikat të cilat do t’i ofrojë procesori i ri i dhe versioni i ri i sistemit operativ, iOS 5.
iOS 5 do të sjell karakteristika të reja për iPhone, iPad dhe iPod Touch, dhe futja e lidhjes 3G në këtë pajisje, shihet si një ide e mirë nga Apple.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse iPod’i i ri do të vijë në dy modele të ndryshme sa i përket lidhjes me internet, siç aktualisht ofrohet tableti i Apple, iPad 2. / Telegrafi /