Telegrafi

Apple me iPhone 5 inç, me kamerë vertikale – a mund të jetë iPhone 7S?            

Thashethemet për Apple janë gjithmonë intriguese. Këtë herë, faqja japoneze Macotakara ka lëshuar një imazh që thuhet se është iPhone 7s ose sido që Apple do ta quaj versionin e përmirësuar të iPhone 7.

Pjesa më interesante e imazhit të ri është vendosja e kamerave dyshe. Senzorët e kamerave janë ende në pjesën e sipërme të së majtës së pajisjes, mirëpo kamerat janë të vendosura në mënyrë vertikale dhe jo horizontale si në iPhone 7 Plus.

Burimet poashtu raportojnë se telefoni i ardhshëm nga Apple do të ketë ekran prej 5 inç, ndërsa modeli Plus do të ketë madhësi ekrani prej 5.8 inç.

Specifikat janë ende të paqarta dhe të gjitha spekulimet e deritanishme zbulojnë detaje të jashtme si dizajnin nga xhami, adapterin pa kabllo dhe ekranin OLED.

Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar për specifika të tilla. Vitin e ardhshëm Apple do të festojë 10 vjetorin e lansimit të iPhone-it të parë dhe mund të pritet që për këtë moment historik të kompanisë, të zbulohen produkte të reja.