Telegrafi

Apple: “iPad nuk po tejnxehet”

Në të vërtetë, gjatë disa ditëve të kaluara blerësit e shumtë të iPadit të ri nxitën një debat në të cilin u arrit në përfundimin se iPadi i ri po nxehet më shumë se modeli i vjetër. Disa teste treguan se shtëpiza është më e nxehtë për pesë shkallë në krahasim me versionin më të vjetër të tabletit, derisa disa përdorues të tjerë thoshin se pajisa po bëhet e pakëndshme për tu mbajtur në duar. Të gjitha këto, sipas Apple, nuk janë arsye për brengë. Në një lajmërim për publikun nga Apple thanë: “iPadi i ri ka Retina ekranin e mrekullueshëm, çipin A5X, përkrahjen për 4G LTE dhe kohëzgjatjen e baterisë prej dhjetë orësh, dhe punon brenda specifikave termale të caktuara”.

Të gjithë atyre të cilët kanë pyetje shtesë nga Apple ju sugjeruan që të këshillohen me AppleCare. /Telegrafi/