Telegrafi

Apple iPad kryeson, ndiqet nga Android dhe Windows

Në raportin e fundit nga NPD thuhet se Apple iPad është ende dominues në tregun e tabletëve, edhe pse i ndjekur nga afër nga rivali Samsung.

Megjithatë, në raport thuhet se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Apple iPad ka shënuar një rënie të vogël.
Në anën tjetër, tabletët e bazuar në Android dhe Windows janë menjëherë prapa iPad, dhe janë duke i bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që të afrohen me kryesuesin e tregut, kompaninë Apple.

Kur bëhet fjalë për kompjuterët, atëherë duhet përmendur se MacBook të Apple janë në rënie, ndërsa laptopët e linjës Chromebook të Google janë duke marrë pjesë të rëndësishme të tregut, apo më saktë tashmë kanë marrë mbi 21 për qind nga totali.

2014-ta do të jetë interesante sa i përket këtyre ndryshimeve, pasi që tashmë dihet se shitja e kompjuterëve personal është në rënie, ndërsa laptopët Chromebook janë duke e zëvendësuar këtë hapësirë të lënë bosh. / Telegrafi /