Site icon Telegrafi

Apple iOS 9 me version të dedikuar për modelet më të vjetra të iPhone

Por një raport i ri i cili ende nuk dihet nëse është i saktë thotë se kësaj radhe, Apple nuk do ta ketë vetëm një variant të versionit të saj më të ri të softuerit për pajisjet mobile. Në fakt thuhet se kësaj radhe do të jenë dy versione të iOS 9.

Sipas raportit thuhet se njëri version i iOS 9 do të jetë për pajisjet e reja mobile të Apple, ndërsa një version tjetër i iOS 9 do ti dedikohet modeleve më të vjetra të iOS 9 të cilat përdorin procesorin A5.

Gjithsesi se me versionin kushtuar modeleve si iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, pajisjet e reja të Apple do të punojnë shumë më shpejtë dhe shumë më mirë, ndërsa me versionin më të lehtë të iOS 9, pritjet janë që edhe modelet si iPhone 4 dhe iPhone 4S ta kenë ndërfaqen e re të Apple, pa e ngarkuar shumë pajisjen mobile. (Telegrafi)
 

Exit mobile version