Telegrafi

Apple iOS 9.3 vjen sot!

Apple sot e ka prezantuar versionin e ri të sistemit të saj operativ iOS 9.3. Lajmi u bë i ditur në konferencën e shtypit të organizuar nga Apple.

Përditësimi i ri i softuerit iOS 9.3 sjell një sërë tiparesh të reja në iPhone, iPad dhe iPod Touch, të cilat përfshijnë një aplikacion të ri të Note të përditësuar edhe me fjalëkalime dhe gjithashtu formën e re të njohur si Apple Night Shift.

Night Shift është projektuar për ta ulur dritën gjatë mbrëmjes, për të qenë më i lehtë për sy gjatë shfletimit dhe leximit.

Apple do ta lëshojë iOS 9.3 së shpejti, dhe pritet që versioni i ri i softuerit të fillojë të jetë në dispozicion brenda disa orësh.