Site icon Telegrafi

Apple, iOS 7 në 90 për qind të pajisjeve mobile

Lajmi është bërë publik në faqen e zhvilluesve të Apple, në të cilën kompania i ka publikuar të dhënat e përditësuara për shkallën e adoptimit të iOS 7, të cilat thonë se në këtë version mbi 90 për qind e pajisjeve të saj janë në iOS 7.

Herën e fundit që Apple ka dhënë informacione për adoptimin e sistemit të saj operativ iOS, gjë që ka ndodhur para disa muajve, thuhej se versioni i saj aktual ishte në 87 për qind të pajisjeve që janë kompatibile me këtë version.

Apple e lansoi iOS 7 në shtator të vitit të kaluar, së bashku me iPhone 5s, dhe kjo solli disa ndryshime të mëdha në platformën mobile të Apple. Ngjashëm edhe iOS 8 pritet të lansohet në shtator, bashkë me iPhone 6. /Telegrafi/
 

Exit mobile version