Telegrafi

Apple, iOS 7 në 74% të gjitha pajisjeve

Apple iOS 7 është lëshuar në muajin shtator, dhe prej asaj kohe e deri më sot Apple ka thënë se iOS 7 ka arritur në 74 për qind të gjitha pajisjeve të saj të bazuara në iOS.

Apple gjithashtu ka dhënë edhe detaje për versionet më të vjetra të sistemit të saj operativ, pasi ka thënë se iOS 6 është në 22 për qind, ndërsa versionet tjera përbëjnë vetëm 4 për qind të iOS.

Arritja në 74 për qind për vetëm disa muaj duket mjaft mbresëlënëse, edhe pse në këtë version janë edhe modelet e reja të pajisjeve sikurse iPhone 5S, si dhe tabletët e rinj: iPad Air dhe iPad Mini. / Telegrafi /