Telegrafi

Apple iOS 7.1 beta 5 në dispozicion për zhvilluesit

Apple iOS 7.1 beta 5 me sa duket vjen me një numër të ndryshimeve vizuale për dallim nga versioni i fundit, i cili përfshin një dizajn të ri për butonin shift në tastierën e Apple.

Në ndryshimet e reja janë edhe risitë në wallpapers dhe iTunes Radio, pasi që aplikacioni tani ofron edhe mundësinë e blerjes së albumit, apo një kënge individuale e cila është e lëshuar.

Në Apple iOS 7.1 beta 5 ka disa ndryshime edhe sa i përket aplikacionit të famshëm Siri, përkatësisht versioni i asistentit me zë; Siri në Australi, Mbretëri të Bashkuar, Japoni dhe Kinë, si dhe disa ndryshime të vogla në kalendar dhe AirDrop. 

Para pak kohësh ishte thënë se Apple iOS 7.1 do të lëshohet për publikun gjatë muajit mars, edhe pse sipas MacRumours thuhet se kjo gjë mund të ndodhë edhe në fund të muajit shkurt. / Telegrafi /