Telegrafi

Apple iOS 5 do të integrohet me Twitter?

Mirëpo, për më shumë se kaq, tani thuhet se rrjeti social Twitter është duke e bërë gati shërbimin e saj të fotografive, në mënyrë që i njëjti të ketë mundësi të integrohet me versionin e ri të sistemit operativ të Apple, iOS, për të cilin thuhet se do të lansohet javën e ardhshme në WWDC 2011.

Sipas TechCrunch thuhet se iOS 5 do të jetë i integruar me Twitter, ndërsa ky version i sistemit operativ i cili vjen bashkë me iOS, do të mundësojë edhe shpërndarjen e fotografive në Twitter, në mënyrë të njëjtë siç bëhet sot shpërndarja e videove në YouTube.

Megjithatë, duhet të presim deri javën e ardhshme për të parë nëse Twitter do ta integrojë shërbimin e saj të ri me iOS. / Telegrafi /