Telegrafi

Apple iMac me 1,000 dollarë?

Tani, sipas një raporti të fundit thuhet se Apple do të lansojë një model të ri të iMac i cili i dedikohet tregut të edukimit, dhe i cili do të kushtojë jo më shumë se 1,000 dollarë.

iMac i ri me çmimin e zbritur do të vijë me ekran me diagonale prej 21.5 inç, procesor dy-bërthamor dhe 2GB RAM, si dhe hard-disk me 250GB. Grafika e këtij modeli thuhet se do të jetë AMD Radeon HD 6570M me 256RAM.

Modeli i ri i iMac do ta ketë këtë çmim edhe me shitjet me pakicë, ndërsa i njëjti thuhet se do të dal në treg në ditët e fundit të këtij muaji. / Telegrafi /