Telegrafi

Apple i pari në SHBA, e lën pas rivalin Samsung

 

 

Apple kishte 41.7 për qind të tregut amerikan të telefonave për këtë periudhë, me një rënie të vogël nga 41.8 për qind, sa kishte tre muaj më parë.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, rivali më i madh i Apple, kompania Samsung ka humbur 1.1 për qind të tregut.

Përkatësisht kompania jugkoreane ka 28.6 për qind të tregut, por gjërat pritet të ndryshojnë me modelet e saj të reja Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge.

Nga 7.6 për qind e tregut sa kishte më herët, LG ka përfituar më së shumti nga humbja e Samsung, sepse tani mban 8.3 për qind të tregut amerikan.

Së shpejti pritet edhe lansimi i modelit më të ri kryesor nga LG, modelin G4, për të cilin do të mbahet ngjarja mediale më 28 prill. (Telegrafi)