Telegrafi

Apple i konfirmon çmimet zyrtare të Watch

Ndërsa, modeli me 42mm i Apple Watch Sport do të shitet për 399 dollarë, si njëri ndër versionet fillestare të orës së mençur të kompanisë.

Modeli i çeliktë i orës do të shitet për 549 dollarë për versionin 38mm dhe 599 dollarë për variantin 42mm, ndërsa çmimet e orës mund të shkojnë deri në 1049 dollarë për variantin 38mm dhe 1099 dollarë për variantin me 42mm, varësisht nga konfigurimi që ju e zgjedhni.

Çmimet për Apple Watch Edition që është bërë nga 18 karat ari do të fillojnë prej 10,000 dollarë. Apple do ti vendos të gjitha modelet e reja të orëve të saj të mençura në shitje me para-porosi që nga data 10 prill 2015.

Apple Watch do të dal në shitje prej datës 24 prill në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Japoni dhe në disa vende të tjera. (Telegrafi)