Site icon Telegrafi

Apple humb gjyqin, vëllezërit nga Italia mund të mbajnë emrin e kompanisë “Steve Jobs”

Pas një procesi të gjatë në gjykatë, iniciuar nga kompania Apple, vëllezërit Vincenzo dhe Giacomo Bartato do të jenë në gjendje për të mbajtur emrin e kompanisë së tyre, të cilën ata e kanë quajtur “Steve Jobs”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çdo gjë filloi në vitin 2012, kur vëllezërit Bartato e themeluan kompaninë për prodhimin e rrobave dhe aksesorëve të modës.

Ata vunë re se Apple kurrë nuk e mbrojti emrin e themeluesit të saj dhe vendosën ta emërtonin biznesin e tyre “Steve Jobs”.

Dhe siç mund të pritej, Apple i paditi ata menjëherë, por e humbi gjyqin.

Ekspertët italianë besojnë se Apple humbi luftën në gjykatë sepse baza e ankesës ishte e gabuar.

Në mënyrë të veçantë, ata kanë paditur vëllezërit Bartato në bazë të një logoje të kompanisë që ngjan me logon e Apple.

Gjykata në Itali ka shpjeguar se shkronja J nuk është “e kafshuar” dhe për këtë arsye nuk ka asnjë ngjashmëri me logon e gjigantit të teknologjisë amerikane dhe vendosi në favor të vëllezërve Bartato.

Plani i kompanisë që mori emrin nga Steve Jobs është prodhimi i rrobave dhe çantave, dhe vëllezërit Bartato thonë se në të ardhmen ata do të fillojnë të merren me elektronikë. /Telegrafi/

Exit mobile version