Telegrafi

Apple HDTV, në mes të 2012?

Ajo që është marrë vesh deri më tani, sa i përket karakteristikave të këtij televizori është asistenti virtual, Siri, i cili do ta zëvendësojë edhe tele-pilotin klasik, i cili sot përdoret për kontrollin e pajisjes.

Me sa duket, projekti i televizorit të Apple është duke u udhëhequr nga krijuesi i iTunes, Jeff Robin, i cili gjithashtu ka kontribuar në krijimin e iPad, ndërsa thuhet se produkti i ri, Apple HDTV do të vijë në treg në mes të vitit të ardhshëm.

 Do të jetë interesante të shihet nëse Apple do të dal me HDTV në kohën e përfolur, si dhe nëse do të arrijë ta transformojë industrinë e televizionit, ashtu siç ka bërë me muzikën. / Telegrafi /