Telegrafi

Apple hap sot Mac App Store

Mirëpo, sipas burimeve të afërta me Loop thuhet se Mac App Store do të hapet sonte prej orës 24:00, prandaj të gjithë ata që posedojnë ndonjërin nga modelet e kompjuterëve Mac mund të na e konfirmojnë lajmin për dyqanin e ri të aplikacioneve nga Apple.

Në anën tjetër, Apple ka thënë se do ta mbyll faqen e Mac OS X për shkarkime, ndërsa përdoruesit do të ri-drejtohen në Mac App Store, duke filluar prej sot.

Që nga fillimi i muajit nëntor, Apple ka filluar të pranojë aplikacione nga zhvilluesit e ndryshëm të aplikacioneve për sistemin e saj operativ, ndërsa tani pritet që ky dyqan virtual i aplikacioneve të jetë i pasur me mundësi të reja, të cilat deri me tani nuk kanë qenë prezentë në kompjuterët Mac. / Telegrafi /