Sipas pohimeve Apple tashmë ka punësuar veteranin izraelit në fushën e teknologjive informative, Aharon Aharon, për udhëheqjen e qendrës. Ajo pritet të jetë e vendosur në Herzliy, që është lugina izraelite e silicit, dhe njëkohësisht do të jetë qendra e parë hulumtuese e Apple jashtë Kalifornisë.
Për momentin nuk ka kurrfarë komente zyrtare nga Apple në lidhje me këto shkrime. /Telegrafi/