Telegrafi

Apple freskon linjën e MacBook Pro

Apple Insider thotë se Apple do ta freskojë linjën e saj të laptopëve MacBook Pro para fundit të këtij muaji, edhe pse nuk jepen shumë detaje se çfarë funksione të reja do të shtohen në modelet e reja.

Njëra ndër befasitë është edhe gjenerata e re e procesorëve të Intel, Core i-Series, dhe platforma mobile e cila pritej të shtohej në tre-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm.

“Sipas burimeve mirë të informuara lidhur me produktet e reja të Apple, thuhet se linja e laptopëve MacBook Pro do të freskohet dhe do të ofrojë shpejtësi të konsiderueshme në çdo laptop” thotë Apple Insider në njoftimin e saj. / Telegrafi /