Analistët vlerësojnë se Apple kishte fitime më të larta nga lojërat në vitin 2021 sesa Microsoft dhe Nintendo.
Megjithëse Apple është më pak i lidhur me lojërat në ndërgjegjen publike, analistët e New Zoo vlerësojnë se të ardhurat e kompanisë në lidhje me lojërat arritën në 15.6 miliardë dollarë.
Kështu Apple u rendit e treta për sa i përket të ardhurave në lidhje me videolojërat, përpara vetëm Sony dhe Tencent.
Në vitin 2021, Apple pati një rritje prej 17.7 për qind në të ardhurat e lojërave video krahasuar me vitin e kaluar. Së bashku me Google, Apple ka një nga platformat më të mëdha për lojërat celulare.
Edhe pse Apple ka shërbimin e vet të lojërave, pjesa dërrmuese e të ardhurave të saj nga lojërat padyshim vjen nga lojërat e palëve të treta në App Store.
Kjo nuk është hera e parë që Apple ka tejkaluar kompanitë “klasike” të lojërave. Në vitin 2019, gjigandi i teknologjisë fitoi më shumë nga video-lojërat sesa Nintendo, Microsoft, Activision-Blizzard dhe Sony së bashku. /Telegrafi/