Telegrafi

Apple feston 30 vjetorin e Mac

Kjo linjë e kompjuterëve ndryshoi shumëçka në industrinë e teknologjisë dhe biznesit, pasi që siç përshkruhet edhe në video reklamën e lëshuar nga kompania Apple, me këta kompjuterë personal u krijuan edhe shumë produkte dhe shërbime të famshme, pa të cilat sot bota do të ishte më e mangët.

“Kompjuteri i parë Mac ishte një hap i madh. Pasi që me të ne mendonim se si jetë në dispozicion për të gjithë, dhe njëkohësisht i thjeshtë për tu përdorur. Në këtë kompjuterë për të parën herë njerëzit e kanë pasur mundësinë të argëtohen, dhe të vlerësojnë se me të vërtetë është i mirë” ka thënë Randy Wigginton, njëri ndër punëtorët e parë të kompanisë Apple.

Para prezantimit të modelit të parë të Macintosh, kompjuterët ishin pajisje elektronike shumë të shtrenjta dhe të vështira për tu përdorur, për të gjithë ata që nuk ishin programerë. Në kohën kur kompjuterët kushtonin rreth 10 mijë dollarë, Macintosh mund të blihej për vetëm 2500. / Telegrafi /