Telegrafi

“Apple është vampiri digjital”

Kritikën ndaj Apple kitaristi e shpalosi në ligjëratën “John Peel” në kanalin 6 të BBC-së që bart emrin e DJ-it legjendar britanik.
Townshend gjithashtu është deklaruar kundër shkarkimit të paautorizuar të të dhënave dhe mendon se “interneti po i shkatërron të drejtat autoriale në formën në të cilën i njihnim deri tani”.

“Fjala ‘ndarje’ (share) gjithsesi nënkupton dhënien e një gjëje të cilën e keni fituar vet ose të cilën së paku e keni paguar”, mendon ai. Rokeri i famshëm numëroi tetë shërbime të cilat shtëpitë botuese u ofrojnë artistëve në mënyrë tradicionale sikurse që janë drejtuesit redaktues dhe “kujdesi i kreativitetit”.

“A ekziston së paku një arsye e mirë, përveç asaj se iTunes ndodhet në ‘perëndimin e egër’ të botës së internetit të Facebookut ose Twitterit, që të mos ofrohet së paku ndonjëri nga këto shërbime për artistë veprat e të cilave po thithen sikurse nga një vampir digjital dhe atë me provizion shumë të lartë?”, parashtroi pyetje Townshend.

Apple do të duhej të punësonte 20 “gjahtar” të talenteve nga “industria e produksionit muzikor që është në shuarje e sipër” për ti dhënë hapësirë njerëzve të rinj dhe ti jepte përkrahje financiare dhe të marketingut për më të mirët nga ata, thotë Pete.

Gitaristi gjithashtu mendon se njerëzit të cilët shkarkojnë muzikën e tij pa paguar për të “mund të vijnë dhe ta vjedhin edhe biçikletën e djalit të tij, pasi që veç ja kanë nisur kështu”. “Nëse ndokush mendon se diçka që unë kam krijuar duhet të jetë në dispozicion për të gjithë dhe atë pa pagesë … Atëherë po e pyes vetëm se çfarë ka ndodhur me moralin njerëzor dhe drejtësinë sociale”. /Telegrafi/