Në gjyqin mes Apple dhe Epic Games, është krijuar një situatë e re që nuk i sjell dobi plotësisht kompanisë nga Cupertino.
Gjykata në këtë rast vendosi që Apple duhet t’i bindet urdhrit për të lejuar zhvilluesit të shtojnë lidhje dhe butona për opsionet e pagesave të jashtme.
Apple është përpjekur të vonojë zbatimin e këtij vendimi, duke pretenduar se i nevojitet më shumë kohë për të rishikuar rregullat dhe politikën e privatësisë që është zbatuar deri më tani.
Megjithatë, sipas vendimit të ri, kompania duhet të mundësojë pagesat e jashtme në App Store deri më 9 dhjetor.
Apple, nga ana tjetër, u gëzua për vendimin e gjykatës që kompania nuk ka shkelur ligjin antitrust duke hequr nga App Store lojën e njohur Fortnite.
Megjithatë, Apple është ankuar për seksionin që pretendon se politika e kompanisë fsheh informacionin përkatës nga përdoruesit dhe kërkon që ato të hiqen.
Vendimi i ri për të lejuar një opsion pagese të jashtme në App Store pritet të hyjë në fuqi më 9 dhjetor. /kp/Telegrafi/