Telegrafi

Apple është marka më e fuqishme në botë, vlen 98.3 miliardë dollarë

Mirëpo, tani sipas raportit të ri të faqes botërore për rangimin e markave, Interbrand 2013, Apple përsëri ka marrë kreun si marka e vlefshme në botë, duke e tejkaluar “rivalin” Coca Cola.

Sipas raportit më të ri të Interbrand, tani Apple është në vendin e parë si marka më e pasur, vlera e të cilës vlerësohet se është 98.3 miliardë dollarë.

Rritja e Apple në rangime ka qenë e shpejtë. Në vitin 2011, kompania ishte në vendin e tetë, ndërsa vlera e markës llogaritej se vlente 33 miliardë dollarë. / Telegrafi /