Site icon Telegrafi

Apple është duke krijuar procesorët e vet për modelet e ardhshme të Mac

Apple sapo konfirmoi atë që ka të ngjarë të jetë lajmi më i madh i fillimit të sotëm të konferencës WWDC.

Tim Cook njoftoi zyrtarisht se kompania do të prodhojë procesorët e vet për desktopët dhe laptopët e saj – një nga ndryshimet më të mëdha në historinë e gjatë të kompanisë.

Siç është përfolur për vite me radhë, Apple po largohet prej varësisë nga procesorët e Intel, për tu mbështetur në procesorët e vet, ARM.

Kjo masë është hapi tjetër logjik për një kompani të interesuar të kontrollojë sa më shumë aspekte të prodhimit të harduerit.

Kompania gjithashtu ndjek lëvizje të ngjashme edhe për iPhone, iPad dhe Apple Watch.

Exit mobile version