Site icon Telegrafi

Apple ende “kontribuon” në gjenerimin e mijëra mbeturinave elektronike

Ndonëse Apple mori vlerësime të larta nga ambientalistët për heqjen e lëkurës së kafshëve nga përdorimi lidhur me produktet e tyre, ende përballet me kritika për lansimin e shpeshtë të produkteve.

Duke lansuar produkte të përditësuara çdo vit, shpesh me vetëm ndryshime të vogla, Apple krijon kërkesë për artikuj që përdoruesve nuk u duhen realisht dhe kontribuon në grumbullimet e mbeturinave elektronike (e-waste) që po rriten në të gjithë globin, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Apple nuk do të përdorë më lëkurë tek produktet e saj, vlerësohet si “Kompania e Vitit” nga PETA

Sipas GlobalData, Apple gjeneroi 52,490 ton mbeturina në vitin 2021, një rritje prej 14.8 për qind nga viti 2020.

Apple është akuzuar për ekzagjerimin e praktikave kinse miqësore ndaj mjedisit në vende sikurse Brazili dhe Franca.

Në vitin 2022, një grup aktivistësh francezë për mbrojtjen e mjedisit e paditën kompaninë për përfshirje në praktika të kota, duke bërë produkte me jetëgjatësi të kufizuar dhe duke krijuar produkte vështirë të riparueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version