Telegrafi

Apple edhe me laps të mençur?

Dhe natyrisht se bëhet fjalë për një inovacion të ri, përkatësisht për një kompjuter të integruar në një laps, i cili është i pajisur me një ekran LCD për t’i shfaqur emailat, SMS-të dhe njoftimet e ndryshme. 

Sipas raportit të CNET, thuhet se pajisja do të vijë edhe me teknologji celulare, GPS, teknologji pa tela, mikrofon, dëgjuese, dhe bateri që rimbushet.

Bashkë me funksionet tjera, si kalkulatori dhe ora, lapsi i mençur i Apple do të mund të përdoret edhe si asistent personal elektronik dhe si vegël për njohjen e shkrimit, apo zërit të përdoruesit. /Telegrafi/