Telegrafi

Apple e shpërbleu studentin me një shumë të majme parash pasi i gjeti një lëshim tek kamerat e Mac

Një student i sigurisë kibernetike i ka treguar Apple se kamerat Mac mund t’i lënë pajisjet plotësisht të ekspozuara ndaj hakerëve.

Ryan Pickren, i cili më parë zbuloi dobësi në kamerat në pajisjet iPhone dhe Mac, mori çmimin, i cili besohet të jetë shuma më e madhe që Apple ka paguar deri më tani në kërkimin e defekteve.

Si pjesë e programit “bug bounty” të Apple, Apple i pagoi Picren 105,500 dollarë për defektin e zbuluar.

Sipas Picren, dobësia e re për kamerat në internet ka të bëjë me një sërë problemesh brenda Safari dhe iCloud, të cilat Apple tani pretendon se janë rregulluar. Para përditësimit, faqja me qëllim të keq ishte në gjendje të niste një sulm duke përdorur këto gabime.

Pikren shpjegon se dobësia ndaj sulmuesve mund të kishte dhënë qasje të plotë në të gjitha llogaritë në ueb, nga iCloud në PayPal, si dhe leje për të përdorur mikrofonat, kamerat dhe ndarjen e ekranit.

Apple nuk ka komentuar mbi këtë gabim dhe as nuk dihet nëse dobësia është shfrytëzuar në mënyrë aktive.

Programi i gjuetisë së defekteve të Apple mund ta shpërblejë zyrtarisht zbuluesin e dobësive deri në 1 milion dollarë dhe çmimi aktual është më i madhi i bërë ndonjëherë publik. /Telegrafi/