Telegrafi

Apple e shpërblen drejtorin e ri me 383 milionë dollarë!

Me sa duket, drejtori i ri i Apple, Tim Cook ka pranuar disa opsione për aksione të kompanisë, dhe pas supozimit që ai do ta mbajë pozitën e re deri më 2021, atij i janë dhënë 1 për qind e aksioneve të Apple, vlera e së cilës me çmimin aktual në treg është 383 milionë dollarë.

Pas emërimit të tij në detyrën e drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Bordi i Drejtorëve të Apple i ka lëshuar drejtorit të kompanisë, Tim Cook, 1 milion njësi të kufizuara të aksioneve.

Gjysma e aksioneve të kufizuara që i janë dhënë drejtorit të ri të Apple vlejnë deri më 24 gusht 2016, ndërsa pjesa tjetër është e vlefshme deri në vitin 2021, kur edhe pritet zëvendësimi i tij me ndonjë person tjetër.  / Telegrafi /