Telegrafi

Apple e rregullon problemin me SMS

Në fakt, Apple ka këshilluar përdoruesit e saj duke thënë se asistenti i saj digjital Siri mundëson zbutjen e problemit që mund të vijë në pajisjet e saj përmes një sulmi të thjeshtë përmes SMS-së.

Raportet për problemet me SMS filluan javën e kaluar në Reddit, për të cilat përdoruesit thanë se ishin ndikuar nga sulmi që po ju bëhej atyre në pajisjet e Apple, përmes SMS-ve.

Këto probleme përfshinin ndaljen e pajisjes apo bllokimin e përdoruesit nga dërgimi dhe qasja në aplikacionin e SMS. (Telegrafi)