Kishte zëra që deklaronin se Apple madje ka bashkëpunuar me NSA, duke ia dhënë kësaj të fundit të gjitha informacionet kyçe të përdoruesve të saj.
Mirëpo, drejtori i Apple, Tim Cook nuk i ka pritur mirë këto akuza, dhe thashetheme dhe ka pohuar se agjenica amerikane e sigurisë nuk ka asnjë qasje në të dhënat e përdoruesve të iPhone.
Për më shumë, Cook tha se Apple është "shumë, shumë e vështirë", që njerëzit të kenë më shumë qasje në praktikat e brendshme të kompanisë.
Në intervistë e dhënë për televizionin amerikan ABC Cook foli edhe pak për drejtimin e kompanisë Apple dhe produktet e saj: në mënyrë të veçantë në lidhje me pajisjet që barten në trup, si ora e shumë përfolur iWatch. / Telegrafi /