Telegrafi

Apple e ka përditësuar sistemin iOS 13.3, për të ndaluar Memojit e bezdisshëm

Versioni fundit i këtij iOS, është përditësuar më në fund dhe mundësohet që të ndalohet emojit e njohura si Memoji dhe Animoji.

Shfrytëzuesit e iPhonave, papritur nisën të shohin se si këto figura u shfaqën papritur nëpër tastiera, transmeton Telegrafi.

Që kur u zgjerua sistemi iOS 13.3, shfrytëzuesve iu shfaqeshin figurat e fantazmave dhe kuajve me një brirë në ballë, ndërsa e kishin të pamundur t’i largonin.

Madje, ishin aq të shpeshta, sa ishte e pamundur të mos shihet, teska u bënë shumë të bezdishme për ata që nuk e duan një bisedë të bazuar në figura.

Por, përditësimi i lansuar dje nga Apple, e bën shfrytëzimin e iOS 13.3 shumë më të lehtë, derisa me një veprim të thjeshtë, Memojit mund të mos shihen më.

Settings është opsioni që duhet të zgjidhni, para se të hynë në General dhe Keybord, pastaj me një rrëshqitje të lehtë të ndaloni Memoji Stickers. /Telegrafi/