AirPods Pro nga Apple kanë vetëm disa javë që kanë dalë në treg, por prodhimi i tyre tashmë duhet të dyfishohet.
Siç njoftoi Heise, kufjet e reja tashmë shiten në shumë vende të botës.
Për të shmangur pengesat e mëtutjeshme të prodhimit, Luxushare Precision, prodhuesi i kufjeve, pritet të prodhojë dy milionë kopje në muajt e ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Meqenëse AirPods 2 janë dukshëm më të lira se AirPods Pro, prodhuesi kinez duhet të rrisë prodhimin e tij edhe më shumë.
Vlerësohet se gjithsej 60 milionë kopje të kufjeve Bluetooth do të shiten këtë vit, shkruan Bloomberg.
AirPods Pro janë në dispozicion me një çmim prej 279 euro, ndërsa AirPods 2 aktualisht kushtojnë 179 euro në Apple Store. /Telegrafi/