Telegrafi

Apple do të shesë 26 milionë njësi të Apple Watch

Dhe tani duket se dërgesat e orës së Apple do të fillojnë në muajin prill.

Sipas parashikimeve të J.P. Morgan thuhet se Apple do të shesë rreth 26 milionë njësi të orës së saj të mençur përgjatë vitit 2015.

J.P. Morgan thotë se në treg janë më shumë se 400 milionë përdorues potencial që do të mund ta blejnë Apple Watch, pasi që ora duhet të lidhet me iPhone për të funksionuar dhe bën vetëm me iPhone 5 apo modelet më të reja të telefonit të Apple.

Prandaj, pritjet që Apple Watch të jetë në duart e 5 për qind të përdoruesve të iPhone nuk janë edhe shumë të larta si synim. (Telegrafi)