Telegrafi

Apple do të shesë 200 milionë iPhone në vit?

Apple thuhet se është në bisedime me një numër të prodhuesve të ekraneve të pajisjeve mobile rreth ekraneve OLED, cilësi të cilën Apple po mendon ta inkuadrojë në një model të ardhshëm të iPhone, i cili ndoshta do të jetë iPhone 7s.

Lajmi vjen në një raport i Digitimes, e cila ka thënë se Apple aktualisht është në bisedime me prodhuesin e madh të ekraneve, kompaninë jugkoreane LG, si dhe me kompaninë Afisho nga Japonia.

Merret vesh se Apple i ka paraqitur kërkesat e saj për sa i përket specifikimeve të pritura dhe njësitë e nevojshme të furnizimit për të përmbushur dërgesat e iPhone, të cilat pritet të vazhdojnë të tejkalojnë shifrën marramendëse prej 200 milionë njësive në vit, gjatë disa viteve të ardhshme. (Telegrafi)