Sipas një kumtese për media të kompanisë thuhet se Apple planifikon të ketë ekrane me rezolucion shumë më të madh gjatë vitit 2015, raporton Mashable.
Në lajm thuhet se “gjenerata e re e rezolucionit 8K” që do të vijë këtë vit, fillimisht ishte vërejtur nga faqja AppleInsider.
Kumtesa e LG-së ishte e fokusuar në të ardhmen e ekraneve 8K, që ka rezolucion prej 7,680 x 4,320 pikselëve — apo katër herë më shumë sesa rezolucioni i ekraneve 4K, që do të thotë katër herë më shumë piksel.
Apple posa e ka lansuar modelin e iMac me 27-inç me ekranin në 5K, prandaj duket pak herët që kompania amerikane ta përditësojë modelin e ri të iMac kaq herët. (Telegrafi / Foto: Mashable)