Telegrafi

Apple do të mbikëqyr furnitorët

Inspektimet e para kanë filluar në fabrikat në Shenzhen të cilat janë të njohura edhe si Foxconn City.

Në Apple theksojnë se punëtorët kudo kanë të drejtën në ambientin e sigurt dhe të mirë të punës, dhe se për shkak të kësaj kanë kërkuar nga FLA që të kryej një vlerësim të pavarur të gjendjes te furnitori i tyre më i madh. Inspektimet të cilat po realizohen janë unike në industrinë elektronike, dhe në Apple janë meritor për pranimin e FLA-së që të ndërmarrin hapat e pazakontë në identifikimin e fabrikave në raportin e tyre.

Përfaqësuesit e FLA sipas pohimeve do të bisedojnë me mijëra të punësuar rreth kushteve të punës dhe ato të jetesës, dhe do të kryejnë inspektimin e Foxconnit në të gjitha nivelet për të konstatuar mënyrën në të cilën funksionon fabrika.

Apple gjithashtu thekson se rezultatet e inspektimit të kryer në Foxconn do të jenë në dispozicion në faqet e tyre gjatë muajit të ardhshëm. Pas kësaj FLA do të vazhdoj me inspektimin e furnitorëve të tjerë të Apple, respektivisht kompanive Quanta dhe Pegatron. /Telegrafi/