Telegrafi

Apple do të lansojë iPhone Mini?

Vitin e kaluar mediat ndërkombëtare raportonin se versioni i vogël i iPhone do të quhej iPhone Nano, ndërsa këtë vit, Bloomberg ka thënë se Apple është duke e përgatitur versionin minimal të iPhone, i cili do të quhet iPhone Mini.

Edhe pse ky lajm duket të jetë pak i besueshëm, kur Bloomberg e raporton atë, atëherë duhet ta marrim seriozisht, ndërsa të gjithë pajtohen se versioni minimal i iPhone do të hapte një treg të ri për kompaninë Apple.

Sipas burimeve të Bloomberg, iPhone Mini do të kushtojë rreth 200 dollarë, pa kontratë, dhe me këtë model synon që ta bëjë këtë telefon të përballueshëm edhe për tregjet që janë të ndjeshme ndaj çmimit.

Prototipi i publikuar i modelit iPhone Mini është sa një e treta e versionit origjinal të iPhone, dhe i njëjti nuk e posedon as butonin e vetëm të cilin zakonisht e ka një model i iPhone.

Pritet që ky model i iPhone të ketë suksesin e njëjtë me modelet paraprake të iPhone, dhe i njëjti me sa duket është planifikuar të konkurrojë për rivalët e ndryshëm që bazohen në sistemin operativ Android. / Telegrafi /