Telegrafi

Apple do të kërkoj trefishim të vlerës së dëmit për Samsung

Megjithatë, si duket, kompania amerikane nuk është e knaqur me vlerën e marrur, pasi sipas një raporti së fundmi, thuhet se Apple kërkon dëme më të mëdha për Samsung.

Sipas Korea Times, ekipi ligjor i Apple do t’i kërkoj gjyqtares federale në SHBA, Lucy Koh që të rris shumën e dëmit. Siç duket, Apple kërkon 3 miliard dollar amerikan, vlerë kjo që është tre herë më e madhe se shuma e parë e caktuar në gjyq. Ajo që nga juristët quhet si “shkelje me paramendim” është rregullacioni ligjor që mundëson  Apple të kërkoj për trefishim të dëmit.

“Duke përdorur këtë kusht, Apple ka vendosur ti kërkoj gjyqtarës të urdhëroj Samsung të paguaj më shumë se 3 miliard dollar në seancën që do të mbahet nesër në San Jose të Kalifornisë”, ka thënë një zyrtar ligjor, burim i afërt i çështjes gjyqsore.

Mbetet të shihet, nëse gjyqi do të vendos të rris dëmet për Samsung ose jo. /Telegrafi/