Telegrafi

Apple do të blejë iPhone 4 nga ju!

Kjo, pasi që Apple tani ka vendosur që në kuadër të programit të saj “Reuse and Recycle” t’ju ofrojë 200 dollarë për ta blerë iPhone 4 tuaj të vjetër, me kushtin që ju ta merrni modelin e ri të këtij telefoni, iPhone 4S.

Natyrisht, se shuma të cilën Apple do ta ofrojë për përdoruesit ekzistues të iPhone 4 do të varet edhe nga gjendja fizike e telefonit.

Në rast se ju keni iPhone 4 të bardhë, do të merrni deri në 200 dollarë nga Apple, ndërsa për versionin me ngjyrë të zezë do të merrni deri në 180 dollarë. / Telegrafi /