Telegrafi

Apple do ta ndryshojë iPhone!?

Kompania po krijon një ekran të ri që do të vendosë sensorin e gjurmëve të gishtave tek vetë paneli i ekranit, transmeton Aktuale.

DigiTimes raportoi sot se Apple po punon për krijimin e një çipi të vetëm për iPhone-t e ardhshëm, që do t’i japë mundësi ekranit të shërbejë edhe si sensor për gjurmët e gishtave. Apple ka disa patenta në emrin e saj që lidhen me këtë veçori, kështu që nuk mund të hedhim poshtë mundësinë që sensori i gjurmëve të gishtave mund të vendoset tek ekrani.

Megjithatë, është shumë herët akoma për të thënë se Apple mund të bëjë realitet këto plane dhe të sjellë një iPhone që nuk ka butonin kryesor në pjesën ballore, i cili ka qenë pjesë e telefonave inteligjentë të Apple-it që me krijimin e iPhone-it të parë në vitin 2007. (Telegrafi)