Telegrafi

Apple do lansoojë iMessage, me iOS 5

Mirëpo, njëra ndër veçoritë e këtij sistemi operativ, do të jetë edhe iMessage, i cili është pothuajse një shërbim falas për dërgimin e SMS’ve.

Në fakt, sot ka me dhjetëra aplikacione mobile të cilat mundësojnë dërgimin e SMS’ve pa pagesë, mirëpo besohet se iMessage do të jetë një shërbim popullor, i cili do ta zëvendësonte dërgimin e mesazheve përmes iPhone.

Sipas një raporti të fundit, të cituar nga New York Times, thuhet se SMS’të gjenerojnë rreth 20 miliardë dollarë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kjo është një e treta e të hyrave për secilin operator mobile atje.

Megjithatë, iMessage do të mbetet si shërbim i izoluar vetëm në iOS, mirëpo prap se prap operatorët mobil do të mund të “lëndohen” nga funksioni i ri i kompanisë Apple. / Telegrafi /